LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

KEDS: Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

Derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike, është e domosdoshme që konsumatorët tanë të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe përdorimin e energjisë në mënyrë sa më efiçiente të mundshme.

Por, a e dini se ku shpenzojnë më së shumti konsumatorët tanë energji elektrike gjatë dimrit?

Ekspertët e KEDS thonë se 70 për qind e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja. Duke ditur se ngrohja me energji nënkupton edhe fatura të larta, bashkë me të edhe ngarkesë e sistemit elektroenergjetik, KEDS udhëzon që të shmanget ngrohja me energji elektrike nëse konsumatorët tanë gjejnë alternativa tjera.


Kështu mund të kurseni energjinë elektrike për veten dhe ta shpërndani atë tek të gjithë konsumatorët:
– Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa tjera të ngrohjes;
– Uleni termostatin e ngrohjes në 19˚C;
– Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës;
– Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo).

Këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Botë
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Ekonomi
73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Ekonomi
Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Ekonomi
Kalo në kategori