LAJMI I FUNDIT:

KEDS me ndërprerje emergjente të rrymës

KEDS me ndërprerje emergjente të rrymës

KEDS-i ka njoftuar se do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.

“KEDS Sh. A. njofton se sot, më 23.11.2017 në NS 35/10 kV Zhuri do të ketë ndërprerje emergjente të: Daljes 10 kV Ujësjellësi (Kodi: 30035002) prej orës 12:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ujësjellësi dhe lagjet Omaj dhe Ademaj në Zhur. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të dëmtuara”, ka njoftuar KEDS shkruan Telegrafi.

Po ashtu sot do të kenë ndërprerje edhe në pjesë tjera. Gjithashtu, sot, më 23.11.2017 në NS 35/10 kV Zhuri do të ketë ndërprerje emergjente të:
“Daljes 10 kV Zhuri (Kodi: 30035003) prej orës 12:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhuri, Shkoza, Dobrushta, Milaj, Gorozhubi, Planeja dhe Vërmica.Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të dëmtuara”, thekson njoftimi i KEDS-it. /Telegrafi/