LAJMI I FUNDIT:

Kearns: Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca dhe Italia duhet të heqin sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga “qasja me qendër Beogradin”

Kearns: Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca dhe Italia duhet të heqin sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga “qasja me qendër Beogradin”

Alicia Kearns, kryetarja e komitetit të përzgjedhur për punët e Jashtme në Parlamentin britanik, i tha Financial Times në një intervistë telefonike, se Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca dhe Italia duhet të heqin sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga “qasja me qendër Beogradin”.

“Perëndimi po tregon në Ballkan një dështim për të pasur një shtyllë kurrizore, dhe ne po tregojmë gjithashtu se nuk kemi mësuar mësimet për të frenuar Rusinë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.


“Kishim një prioritet të plotë se si të mos shqetësonim apo rëndojmë Rusinë në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”, shtoi deputetja britanike.

Në mars, Beogradi dhe Prishtina ranë dakord në parim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, por armiqësitë u ndezën përsëri, duke kulmuar në shtator, kur një përplasje e armatosur ndodhi midis një grupi terrorist serbë dhe policisë në një manastir në veri të Kosovës, ku humbi jetën një polic i Kosovës dhe dy tjerë u plagosën.

Rrethimi i manastirit vuri frenat në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, një proces i vazhdueshëm që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe u njoh nga shumica e fuqive perëndimore – një lëvizje që Beogradi ka thënë se nuk do ta pranojë kurrë.

Kearns paralajmëroi parlamentin britanik në korrik se militantët serbë po kontrabandonin armë në Kosovë, duke rrezikuar një shpërthim dhune.

Kjo shkaktoi qortimet e saj të ashpra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq si dhe NATO, e cila tha se nuk kishte prova për një aktivitet të tillë.

Por pas rrethimit vdekjeprurës në shtator, policia e Kosovës konfiskoi armë dhe municione të rënda në vlerë miliona dollarë, duke përfshirë granatahedhës, mina kundër këmbësorisë, mitralozë dhe automjete të blinduara.

“Keni parasysh atë që thashë në qershor”, tha Kearns.

“Armët vinin nga Serbia me autoambulanca, në Kosovë dhe ruheshin nëpër kisha. Dhe çfarë kemi parë? Armët që kanë ardhur qartazi nga Serbia. Dy nga terroristët që vdiqën atë ditë nga të shtënat ishin shoferë të autoambulancës. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, shtoi ajo.

Ajo paralajmëroi se pavarësisht se ndërmjetësuesit e BE dhe perëndimorë kërkuan një kthim në tryezën e bisedimeve, situata mbeti e tensionuar.

“Nuk ka asnjë shenjë që bandat e krimit të organizuar që veprojnë brenda Kosovës të jenë ndalur. Nuk ka asnjë shenjë nga pala serbe se ia zvogëloi dëshirat në Kosovë”, tha ajo.

“Sistemi ndërkombëtar ishte bashkëpunëtor në pretendimin se nuk kishte grupe të krimit të organizuar në Kosovë”, theksoi Kearns.

Ajo tha se perëndimi duhet të përdorë më shumë nga provat që kishte dhe të godasë rrjetet e kontrabandës së armëve.

“Komuniteti ndërkombëtar i ka pasur këto. Problemi është qetësimi i Beogradit”, tha Kearns duke këmbëngulur se presioni duhet të mbetet mbi Beogradin.

“Nuk mund ta pranojmë premisën se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund të braktisë aspiratat për integrim të plotë [perëndimor]”, tha ajo për fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori