LAJMI I FUNDIT:

“Ke vetëbesim të tepruar” – Gania Gërmia debaton me Linda Halimin

“Ke vetëbesim të tepruar” – Gania Gërmia debaton me Linda Halimin

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me një dinamizëm të madh dhe banorët po krijojnë situata të ndryshme dhe debate.

Një debat tjetër ka nisur në mes të dy banorëve të shtëpisë së famshme të BBVK.


Bëhet fjalë për Gani Gërminë dhe Linda Halimin, të cilët gjatë një diskutimi edhe ma banorët e tjerë folën rreth vetëbesimit të këngëtares.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ishte Gania ai që e ka kritikuar Lindën duke pretenduar se ka “vetëbesim të tepruar”, koment të cilit artistja iu kundërpërgjigj.

Linda Halimi pretendon se një emër i njohur i estradës i ka shkruar në Snapchat, Buci ironizon me të
Lexo po ashtu Linda Halimi pretendon se një emër i njohur i estradës i ka shkruar në Snapchat, Buci ironizon me të

“Ti nuk mund ta përballosh vetëbesimin tim, se meshkuj si ti mendojnë që femra duhet me e mbyllë gojën. Ajo është gjëja më atraktive që mund të kesh, unë edhe meshkujt që kanë shumë vetëbesim i vlerësoj shumë, kush je ti të ma humbësh vetëbesimin, asnjë njeri në botë nuk mund të ma humb vetëbesimin se e kam ndërtuar me vite”, ka thënë pos tjerash Linda.

Kujtojmë që ky diskutim erdhi edhe si rrjedhojë i disa deklaratave që Linda ka bërë së fundmi në lidhje me dy banorët e tjerë Bleron dhe Azemin. /Telegrafi/