LAJMI I FUNDIT:

Kë do të mbështesë kandidati i tretë Sinan Ogan nëse Erdogan dhe Kilicdaroglu shkojnë në balotazh?

Kë do të mbështesë kandidati i tretë Sinan Ogan nëse Erdogan dhe Kilicdaroglu shkojnë në balotazh?

Kandidati i tretë në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan, i cili mori rreth 5% të votave sipas të dyja agjencive turke të lajmeve, ka thënë se oferta e tij për presidencën ndryshoi rezultatin e votimit.

Nuk është ende zyrtare, por duke i bërë jehonë deklaratave të mëparshme të Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu, Ogan tha se ka të ngjarë të zhvillohet një raund i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Dhe nëse kjo bëhet zyrtare, Ogan nuk do të jetë në garë për të – dhe vendimi i tij se kë do t’u kërkojë mbështetësve të tij të mbështesin mund të bëjë një ndryshim të madh, përcjell Telegrafi.


Për këtë ai thotë se do të vendosë pas disa ditësh.

“Do të flas me liderët e aleancës sime, do të shkoj të pyes votuesit e mi në dy ditët në vijim. Dhe më pas do të marrim një vendim dhe do të kryejmë detyrën tonë në 14 ditët e ardhshme”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi më shumë se 64.1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kishin hedhur votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Dhe për të votuar këta njerëz, janë ngritur gjithsej 191.885 kuti votimi.

Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për ligjvënësit, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.

Votuesit kanë votuar midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Ndryshe, Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten.

Ndërkohë sipas mediave turke, ka shumë gjasë që presidenti i ri i Turqisë të dihet vetëm pas zgjedhjeve në balotazh – pasi asnjëri nga kandidatët nuk kanë fituar mbi 50 për qind të votave – që mund të zhvillohen më 28 maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori