LAJMI I FUNDIT:

Ke shumë kohë të lirë? Tani është momenti i duhur për t’u bërë një yll #foodstagram-i

Ke shumë kohë të lirë? Tani është momenti i duhur për t’u bërë një yll #foodstagram-i

Koha e lirë me tepri është diçka që kemi dashur gjithmonë, por tani është bërë një sfidë. Shumë prej nesh kanë zgjedhur të përfitojnë nga kjo situatë dhe të mësojnë ose të përsosin një aftësi personale, si vizatimi, piktura, fitnesi ose dekorimi, madje edhe si të fitojnë në një lojë tavoline ose elektronike.

Aktualisht, një nga aktivitetet më të famshme është gatimi. Ne kemi mësuar se si të përgatisim delikatesa të reja për veten dhe të afërmit tanë, sepse dashuria kalon nga stomaku, apo jo? Instagram-i po mbushet me postimet #foodstagram nga të cilat kuzhinierët, përfshirë kuzhinierët e vetëshpallur, gudulisin dëshirat tona me foto të shkëlqyera të pjatave të ëmbla dhe të kripura. Për shkak të këtij rrjeti social, fotografia e ushqimit është bërë një art i vërtetë i kohërave moderne, dhe çdokush mund të marrë pjesë. Pse të mos ndani aftësitë tuaja të fundit të kuzhinës për disa pëlqime, së bashku me buzëqeshjen pas vaktit të së dashurve tuaj?


Ushqim i shijshëm për gojën dhe sytë 

Siç e dimë të gjithë, një recetë e mirë dhe aftësitë e kuzhinës nuk janë të mjaftueshme për të shijuar një vakt të shijshëm, –  edhe tërheqja vizuale është thelbësore. Nëse duam të mburremi për iniciativën tonë kulinare në mediat sociale, influencuesja #Foodstagram e Instagram-it, Isabelle Cheng, ka disa këshilla se si të bëjmë fotografinë e duhur:

Përgatisni atmosferën rreth pjatës tuaj – shikoni përreth dhe vlerësoni se çfarë e mbush më së miri skenën e fotografisë. Mos ngurroni të shtoni detaje në mënyrë që fotografia juaj të përmbajë një histori vizuale, të tilla si një kafe pas vaktit ose servis të zgjedhur posaçërisht.

Kushtojini vëmendje ndriçimit – ndriçimi natyral luan një rol të rëndësishëm në fotografi, kështu që gjeni kohën më të mirë të ditës dhe vendin ku shtëpia juaj është e ndriçuar nga rrezet e diellit. Tani kalojmë shumë kohë në shtëpi, dhe mund t’i shikojmë ndryshimet.

Krijoni përshtypjen e lëvizjes – ushqimi i mirë tërheq gjithmonë shoqëri të mirë, dhe buzëqeshja e dikujt pas një vakti të shijshëm është një element i jashtëzakonshëm i një fotografie që flet për aftësitë tuaja të kuzhinës. Përfshini anëtarët e familjes tuaj për të krijuar lëvizje në foton tuaj, të tilla si përzierja e përbërësve ose socializimi.

Teknologjia luan një rol shumë të rëndësishëm 

Një foto e bukur në Instagram kërkon një kombinim të pjatave të shijshme dhe të dekoruara bukur, të cilat do të kapen më së miri nga një kamerë e nivelit të lartë, si në telefonat inteligjentë Samsung. Telefonat inteligjentë të serisë Samsung Galaxy S20 kanë një modalitet të veçantë për fotot e ushqimit që nxjerrin në pah ngjyrat dhe detajet. Përveç një sensori kamere të përshtatur për të kapur lëvizje, modaliteti i PRO Samsung rregullon gjithashtu shkëlqimin e fotografisë duke balancuar ngjyrën e bardhë. Për më tepër, opsionet e përparuara lejojnë që ngjyrat e tjera të korrigjohen për cilësi më të lartë të figurës. Me ndihmën e kamerave të shumta, pjata juaj do të mbetet në fokus ndërsa sfondi do të mjegullohet.

Gatuaj diçka të këndshme dhe ndani postimin tuaj #foodstagram me miqtë dhe të dashurit tuaj në këto kohë kur duhet të qëndroni në shtëpi. Kush e di – mbase nesër me ndihmën e këshillave për fotografitë nga Isabella, do të jeni ylli i ri i kuzhinës në rrjetet sociale!