Banoret e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj dhe Edona James, kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën.

Debati i tyre nisi nga fshehja e shamponëve e që më pas kaloi në fjalë e ofendime.


Shqipja i tha transgjinores nga Suhareka se ka nevojë vetëm për vëmendje, gjë e cila u kundërshtua nga ana saj.

Screenshot 8 6 Foto: Screenshot/YouTube

“Ti ke nevojë për vëmendje, vetëm e vetëm për vëmendje”, iu drejtua Hysenaj.

Biondja nga tjetra anë shtoi: “Karakteri im është vëmendja oj vajzë. Unë kur shëtitëm është vëmendja”.

Screenshot 9 8 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo më pas ia ktheu se karakteri i saj po fle në gjumë dhe se momentalisht nuk po bën asgjë.

E fundit konkurrente që u largua nga shtëpia e famshme është këngëtarja Monika Salihu. /Telegrafi/