LAJMI I FUNDIT:

KE i FFK-së kërkon nga deputetët ta votojnë në seancën e radhës amendametin që mundëson zbatimin e Ligjit për Sponsorizim

KE i FFK-së kërkon nga deputetët ta votojnë në seancën e radhës amendametin që mundëson zbatimin e Ligjit për Sponsorizim

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës kërkon nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë, në seancën e radhës, të votojë amendamentimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, i cili e mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizim, i cili është jetik për zhvillimin e sportit dhe në veçanti për futbollin.

KE i FFK-s ka kërkuar nga deputetët ta votojnë në seancën e radhës amendametin që mundëson zbatimin e Ligjit për Sponsorizim.

Të zhgënjyer dhe befasuar me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, KOK fton deputetët ta përmirësojnë “gabimin”
Lexo po ashtu Të zhgënjyer dhe befasuar me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, KOK fton deputetët ta përmirësojnë “gabimin”

Këtë e bënë në një komunikatë të tyre të lëshuar:


Mosmiratimi i këtij Ligji në seancën paraprake ka zhgënjyer tej mase komunitetin sportiv dhe njerëzit që për shumë dekada kanë qenë afër sportit, e të cilët nuk kanë kursyer asgjë për ta mbajtur gjallë aktivitetin e klubeve.

Ne, si KE i FFK-së, i bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që në seancën e radhës të jenë në numër të mjaftueshëm dhe ta kalojnë amandamentimin e këtij ligji, ngase kjo do të ishte përkrahja e tyre më e madhe për sportin në këtë periudhë.

Në kohën kur sporti ynë po i radhit sukseset e njëpasnjëshme e kur futbolli është bërë ambasadori më i mirë i vendit në botë dhe sukseset e djemve tanë të Kombëtares po na bëjnë krenarë të gjithëve, është obligim i secilit prej nesh që të jemi të përgjegjshëm dhe të punojmë për ta përkrahur sa më shumë sportin.

Miratimi i këtij ligji i hap rrugë zhvillimit të futbollit dhe klubeve tona dhe njëherësh ua mundëson dhe i josh kompanitë e shumta që t’i përkrahin klubet e futbollit për zhvillim edhe më të hovshëm, por krijon mundësi edhe për përmirësim të infrastrukturës. FFK falënderon të gjithë deputetët që po i japin mbështetje këtij ligji dhe shpreson se në seancën e radhës amandamenti që mundëson harmonizimin e këtyre ligjeve do të kalojë me shumicë votash.

Sportistët tanë po e bëjnë punën e tyre me krenari e përgjegjësi në çdo arenë, tani mbetet radha e deputetëve që të dëshmojnë se janë përkrahës të njëmendtë të zhvillimit të sportit, duke e votuar Ligjin në fjalë.

Bashkë, drejt sukseseve të mëdha!

Me respekt,

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

Agim Ademi, president

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori