Rogert Sterkaj u rikthye në studio pasi vendosi papritur të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ai mori vendimin për t’u larguar pas komentit të opinionistes Monika Kryemadhi, e cila e kritikoi për sjelljen e tij ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë.


Me t’u kthyer në studio, Rogerti kritikoi opinionistët, në veçanti Kryemadhin, duke përmendur edhe karrierën e saj politike dhe duke i thënë se kishte dështuar në politikë.

“Ti që ke dështuar në politikë, nuk mund të më thuash çohu dhe lëre shtëpinë”, iu drejtua ai Monikës.

Rogerti gjithashtu gjatë këtij diskutimi akuzoi dy opinionistët se ishin treguar të njëanshëm dhe se e kishin sulmuar.