Borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e dytë 2022, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për vendet kandidate dhe para kandidate.
Ky është niveli më i lartë në rajon, duke ia kaluar edhe Malit të Zi, që deri tani kishte borxhin më të lartë deri tani.
Sipas raportit të Komisionit Evropian, stoku i borxhit publik u rrit në 82.7 për qind të PBB-së, në rritje nga 74.9 për qind në tremujorin e mëparshëm dhe 68.8 për qind të PBB-së një vit më parë.
Ndërsa Ministria e Financave, në buletin e borxhit publik e raporton nivelin e borxhit në nivele shumë më të ulëta prej 69.5 për qind të PBB-së në tremujorin e parë 2022, në rënie nga 73.1 për qind në fund të vitit 2021.
Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3 për qind të PBB-së, Bosnjë Hercegovina (35.4 për qind), Maqedoni e Veriut (47 për qind), Serbi (56.5 për qind), mali i ZI (76.6 për qind).
Në vitin 2020, të gjitha vendet e rritën borxhin publik, teksa qeveritë hartuan paketa ndihme për të mbështetur ekonominë që u godit nga karantinat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Rekordin e arriti Mali i Zi, që e çoi borxhin në mbi 100 për qind të PBB-së.
Shqipëria, ndonëse e rriti borxhin dha paketat më të ulëta të ndihmës me rreth 1 përqind të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare.
Më pas, me rimëkëmbjen e ekonomisë borxhi filloi uljen në të gjitha vendet, por në Shqipëri, sipas shifrave të Komisionit Evropian rezulton që tendenca është në rritje.
Fondi Monetar Ndërkombëtare e ka rekomanduar vitet e fundit qeverinë që të ulë borxhin publik, të përqendrohet në kryerjen e shpenzimeve të nevojshme dhe të orientojë një pjesë të të ardhurave për mbrojtjen e shtresave në nevojë.
Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje.
Tashmë që inflacioni kërcënon të ngadalësojë ekonominë, një borxh i lartë nuk i krijon hapësira fiskale qeverisë për të mbështetur ekonominë dhe shtresat në nevojë.
Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit