"Ke bërë protestë për të hyrë në Big Brother", Klodiani dhe Londrimi debatojnë me Labin

Një moment i tensionuar ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, ku këngëtari Labinot Rexha u përfshi në një debat të ashpër me konkurrentët Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj.
Debati ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka bërë xhiron e rrjetit.
Gjatë përplasjes, Klodiani i drejtohet Labinotit me fjalët: “Ke bërë protestë për të hyrë në Big Brother, a nuk po të vjen marre?”.
Labinoti nuk qëndroi pa përgjigje dhe iu kthye me një replika të fortë: “Ke ardhur të fitosh për me i la borxhet në Itali".
Situata u tensionua edhe më shumë kur Londrimi u përfshi në debat, duke shtuar akuzat dhe përplasjet verbale.
Momenti nxiti diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat u ndanë mes atyre që mbështesin Labinotin dhe atyre që qëndrojnë pranë Klodianit dhe Londrimit.
Sidoqoftë, Labi këtë kohë ka shpërthyer me deklarata, ku shpesh edhe është kritikuar për eskalimet që ka bërë. /Telegrafi/

















































