LAJMI I FUNDIT:

KDI: SHSKUK shpall tender 9 milionë euro për një projekt i cili nuk ekziston në Projektligjin për buxhetin 2021

KDI: SHSKUK shpall tender 9 milionë euro për një projekt i cili nuk ekziston në Projektligjin për buxhetin 2021

Instituti Demokratik i Kosovës njofton se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) më 10 dhjetor 2020 ka shpallur tenderin për ndërtimin e spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.

KDI thekson se për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.


KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të Projektligjit për buxhetin e vitit 2021. /Telegrafi/