“Kazerma” vjen në Prishtinë - filmi që po thyen rekorde edhe në Cineplexx

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, ku thyeu çdo rekord shikueshmërie,fenomeni kinematografik KAZERMA më në fund zbarkon në Kosovë!
Nga sot, 27 Nëntor, filmi do të shfaqet ekskluzivisht në Cineplexx Prishtinë (Albi Mall) dhe Prizren, duke sjellë me vete intensitetin, emocionet dhe dramën që kanë pushtuar publikun shqiptar.
“KAZERMA” nuk është thjesht një film - është një përvojë. Me elemente trilleri psikologjik, dramë njerëzore dhe tension brutal mes konkurrentëve, filmi paraqet realitetin e errët të një reality show ushtarak, ku argëtimi dhe shfrytëzimi takohen në kufij të rrezikshëm.
Rreth filmit
Historia zhvillohet brenda një baze ushtarake të kthyer në skenë reality show-i. Konkurrentët, secili me historinë dhe plagët e veta, futen në një botë të mbyllur, të ndjekur nga kamerat e një prodhimi të ftohtë e llogaritës.
Në qendër është Fredi, një ish-kampion realiteti i rrëzuar nga problemet personale dheborxhet. Ai kthehet në garë me shpresën për të rimarrë kontrollin e jetës dhe për të rikthyer familjen e tij.
Por, sfidat bëhen gjithnjë e më të ashpra. Aleancat thyhen, tensionet shpërthejnë dhe realiteti i errët i famës nis të dalë në pah.
Ndërsa loja intensifikohet, kufijtë midis spektaklit dhe shfrytëzimit zhduken krejtësisht,duke çuar në një epilog tronditës dhe të paharrueshëm , një finale ku emocionet, dëshpërimi dhe çmimi i famës marrin formën e tyre më ekstreme.

Takimi me aktorët - Sot në Cineplexx Prishtina!
Për të gjithë fansat dhe adhuruesit e filmit, më 27 nëntor 2025, në ora 19:30, Cineplexx Prishtina organizon një mbrëmje speciale, ku do të mund të takoni kastin e filmit “KAZERMA” nga afër!
Bëni foto, merrni autografe dhe njihuni personalisht me aktorët që po e bëjnë këtë film një fenomen ballkanik.
Mos e humb këtë përvojë të jashtëzakonshme! Biletat mund të sigurohen përmes:
- Aplikacionit CineplexxKS,
- Fizikisht në kinema,
- Online në web.

































