LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi

Katër vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi

Sot bëhet katër vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.

Kjo sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini është arritur rreth orës 2 pas mesnate.


“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Pas takimit Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkohë, kryeministri i atëhershëm serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër ka bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori