LAJMI I FUNDIT:

Katër ushtarë amerikanë raportohet se janë gjetur të vdekur pasi u zhdukën gjatë stërvitjes në Lituani

Katër ushtarë amerikanë raportohet se janë gjetur të vdekur pasi u zhdukën gjatë stërvitjes në Lituani

Katër ushtarë të ushtrisë amerikane thuhet se janë gjetur të vdekur një ditë pasi u raportuan të zhdukur gjatë një stërvitjeje në Lituani.

Katër ushtarakët, të cilët nuk janë identifikuar nga autoritetet, ishin me Brigadën e Parë, Divizionin e 3-të të Këmbësorisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raportet e hershme tregojnë se ushtarët mund të kenë qenë duke udhëtuar me një mjet M88, një nga mjetet e blinduara më të mëdha të përdorura nga ushtria amerikane, i cili mund të ketë rënë “në një trup uji”.


Forcat e Armatosura të Lituanisë thanë të mërkurën se kishin identifikuar një ‘lokacion të mundshëm’ të ushtarëve të zhdukur dhe automjetit të tyre.

Ushtria theksoi në një deklaratë se “një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, i udhëhequr nga Forcat e Armatosura të Lituanisë, me kapacitete shtesë nga Departamenti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe institucione të tjera”.

Zyrtarët nuk kanë ofruar asnjë detaj në lidhje me mënyrën se si u zhdukën ushtarët ose automjeti i tyre dhe as mënyrën e vdekjes së tyre të raportuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtria amerikane po kryente stërvitje të përbashkëta stërvitore me forcat lituaneze mes tensioneve në rritje midis vendeve baltike dhe Rusisë.

Lituania, së bashku me fqinjët Letoninë dhe Estoninë, kanë pasur shpesh marrëdhënie të tensionuara me Rusinë që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990. Të gjithë janë anëtarë të NATO-s. /Telegrafi/