LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur dhe tre të plagosur pas dy incidenteve me të shtëna në Maine

Katër të vdekur dhe tre të plagosur pas dy incidenteve me të shtëna në Maine

Autoritetet e shtetit amerikan, Maine kanë arrestuar një person dhe vazhdojnë të hetojnë pas dy incidenteve me të shtëna që duket se janë të lidhura me të paktën katër persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.

Policia e shtetit të Maine iu përgjigj një thirrje telefonike për ndihmë në Bowdoin, ku brenda një shtëpie gjetën katër persona të vdekur, tha në një konferencë për shtyp nënkoloneli i policisë së shtetit, Randall Keaten.

Menjëherë pas kësaj, disa automjete u sulmuan me armë zjarri në I-295 në zonën e Yarmouth, e cila është rreth 40 minuta nga Bowdoin, raporton cnn.


Tre persona janë qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes me automjet dhe janë dërguar në spital, deklaroi policia. Të paktën një është në gjendje kritike, shtuan autoritetet.

Viktimat e gjetura në shtëpinë e Bowdoin dhe të shtënat në autostradë raportohet se kanë lidhje, tha Keaten.

Ndryshe, policia nuk ka dhënë detaje rreth motiveve të mundshme të incidenteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Kalo në kategori