Katër të lënduar në një aksident në Kishnicë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Kishnicë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident kanë pësuar lëndime katër persona.
“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































