Të rehatshme dhe kaq moderne

Nëse nuk e keni idenë se çfarë të vishni në këto ditë ende të ngrohta, hidhini një sy sugjerimeve tona.


Moti i ngrohtë ende po vazhdon dhe ndoshta nuk e keni idenë se çfarë të vishni për të shkuar në punë, në mënyrë që të jeni rehat dhe të dukeni bukur.

Para së gjithash, ju sugjerojmë më shumë materiale natyrale si pambuku, liri dhe fije mëndafshi, pasi ato janë më të këndshme për lëkurën, transmeton Telegrafi.

15c81bb9d3ada300e6cf10f054292a5

Sugjerimi ynë i parë është ky stilim në tone dheu, pantallona biznesi në kombinim me një këmishë me supore të larta.

23ddc2f9f82caaad9dab1618b39e1e0

Më pas një kombinim shumë i ngjashëm i një bluze me supore dhe pantallona biznesi, por e kompletuar me një çantë në një ngjyrë më efektive dhe sandale me taka të larta. Ideale nëse pas punës qëndroni me ndonjë shoqëri.

31a0f5419b3e93544db5d2973c

Nëse jeni ende një adhuruese e ngjyrave, mund ta përfshini në stilin tuaj jo vetëm në formën e aksesorëve, por mund të jetë edhe ngjyra e një këmishe apo bluze. Më efektive dhe megjithatë e reduktuar dhe e relaksuar.

4c8a1380f1bbca877961567d8cd1c5

E keni vënë re që theksi ynë është te minimalizmi dhe tonet kryesisht prej dheu, por ja se si bizhuteritë mund ta plotësojnë të gjithë historinë. Ne kemi qëndruar konsistent me zgjedhjen e materialeve të këndshme, të thjeshta që mund t'i kombinoni lehtësisht me njëra-tjetrën. /Telegrafi/