LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.

Rastet janë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit të policisë, tre persona janë dërguar në mbajtje.


Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Fushë Kosovë 26.03.2021, 23:00 – Më 27.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me vëllanë e tij e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij ) duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 27.03.2021, 15:00 – Më 28.03.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.

Prizren 27.03.2021, 18:40 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babanë e tij viktimë mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë 27.03.2021, 19:15 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori