LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra brilante për ta ‘mashtruar’ trurin me qëllim që të bëheni më të lumtur

Katër mënyra brilante për ta ‘mashtruar’ trurin me qëllim që të bëheni më të lumtur

Truri jonë mund të bëjë gjëra vërtet të mahnitshme.

Ende mbeten mister shumë aftësi të trurit, por ditëve të sotme shkencëtarët po mësojnë shumë gjëra të reja dhe sekrete se si funksionon truri, ndërsa tani edhe kanë zbuluar mënyra se si ta “mashtrojmë” trurin, transmeton Telegrafi.


Këto mënyra funksionojnë aq mirë, saqë padyshim se do t’ju hynë në punë në jetën e përditshme.

Muzika e përmirëson sistemin e imunitetit

Shumë më parë, hulumtimet kishin treguar se muzika i redukton nivelet e hormonit të stresit të quajtur kortizol. Por tani gjëja më befasuese është muzika edhe mund të ‘shërojë’. Trupi jonë është i lidhur me reaksione kimike në trurin tonë. P.sh., kur dëgjojmë muzikën tonë të preferuar, niveli i stresit zvogëlohet dhe, kësisoj, trupi jonë prodhon antitrupa të cilat i luftojnë sëmundjet.

Për t’u mbushur gëzim, mjafton të buzëqeshni

Është fakt i ditur se ndonjëherë shprehjet tona të fytyrës ndikojnë në disponimin tonë. Nëse dilni të ecni dhe jeni tejet të lumtur, por për shkak se rrezet e diellit e kryejnë efektin e vet, ju mund të filloni të ndiheni pa disponim. Megjithatë, kjo funksionon edhe anasjelltas, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk jeni në diskonim të mirë, provoni ta mbani një laps me dhëmbët tuaj; kësisoj i aktivizoni muskujt të cilët normalisht aktivizohen kur buzëqeshni, dhe kjo është mënyrë interesante për ta mashtruar trurin.

Zvogëlojeni dhimbjen duke përdorur dylbi

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë dëshmuar se ndjesia e dhimbjes mund të zvogëlohet nëse shikoni një pjesë të lënduar të trupit përmes anës së pasme të dylbive. Kësisoj madhësia e lëndimit bëhet më e vogël dhe, kësisoj, truri në mënyrë automatike e zvogëlon dhimbjen.

Pallati i memories

Kjo është mënyrë e mahnitshme për t’i mbajtur mend informacionet më lehtë. Mjafton ta krijoni një imazh të çfarëdo vendi në kokën tuaj ku i vendosni gjërat e ndryshme dhe që ndërlidhen me diçka që ka të bëjë me ju. P.sh., mund ta imagjinoni dhomën tuaj dhe dhomën e ‘dekoroni’ me informacionet të cilat dëshironi t’i mbani në mend. Ky imazh do t’ju ndihmojë t’i mbani lehtë në mendje faktet dhe numrat e ndryshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori