Katër maska të lehta të fytyrës që mund t’i bëni vet që t’i hiqni qafe shenjat nga aknet

Të gjithë e dimë se trajtimi i akneve do përpjekje dhe përkushtim të madh (si dhe shumë durim), por janë ato shenja të mërzitshme që marrin edhe më shumë kohë që të zhduken. Por mos u shqetësoni!
Ne kemi zgjedhur me kujdes disa receta të cilat mund të përgatiten në kushte shtëpiake që do të ndihmojnë t’i largoni shenjat e akneve, transmeton Telegrafi.
Ja ku po fillojmë:
1. Aloe vera
Aloe vera, mbretëresha e padiskutueshme e përkujdesjes natyrale të lëkurës, ka tipare anti-bakteriale dhe regjëse që do të ju ndihmojnë juve t’i trajtoni shenjat e akneve në mënyrë natyrale. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë rregullojnë lëkurën e dëmtuar, gjersa vitaminat C, E dhe zinku që gjendet në xhelin e saj ndihmojnë në zhdukjen dhe pastrimin e shenjave. Gjithçka që ju duhet është xheli i marrë nga gjethi i aloe vera dhe ca lëng limoni.
Udhëzimet:
1. Përzieni xhelin e aloe vera me lëngun e limonit të shtrydhur mirë në një lugë çaji.
2. Aplikoni përzierjen butësisht në zonat e prekura dhe lëreni të pushoje për 10 minuta.
3. Pastrojeni fytyrën me ujë të vaket dhe hidratojeni të gjithë fytyrën.
Bëjeni këtë trajtim dy herë në javë.
Qumësht bajamesh dhe të bardhet e vezës
E bardha e vezës ka tipare regjese që ndihmojnë në rregullimin e vajit në fytyrë dhe tiparet e saj shëruese ndihmojnë në zvogëlimin e shenjave nga aknet. Në anën tjetër qumështi i bajameve ushqen lëkurën tuaj duke e hidratuar atë butësisht.
Merrni dy lugë çaji me qumësht 100% natyral të bajameve, të bardhet e vezës dhe një lugë çaji me lëng të freskët limoni.
Udhëzimet:
1. Përzieni të gjithë përbërësit mirë dhe aplikojeni atë në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën tuaj, duke lënë zonën rreth syve.
2. Pastrojeni atë me ujë të vaket pas 15 minutave.
Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maske dy herë në javë.
Uthulla e mollës dhe mjalti
Uthulla e mollës përmban acid alfa hidroksil i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe hapjen e poreve të lëkurës. Gjithashtu mjekon shenjat e lëkurës duke i zhdukur ato dhe rigjeneron balancin e qelizave të lëkurës tuaj.
Merrni një lugë gjelle me uthull molle dhe përzieni atë me dy lugë çaji çaj të gjelber, pesë lugë gjelle me sheqer dhe një lugë çaji mjaltë.
Udhëzimet:
1. Merrni uthullën dhe çajin e gjelbër në një pjatë të thellë dhe përzieni mirë.
2. Shtoni mjaltë në fund dhe përzieni gjersa të fitoni një masë të trashë.
3. Aplikojeni këtë maskë fytyre dhe lëreni për 15 minuta.
4. Shpërlajeni në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën.
Përdoreni këtë recetë një herë ose dy herë në jave.
Lëvozhga e portokallit
Lëvozhga e portokallit kontrollon sekrecionin e sebum-it, rrit prodhimin e kolagjelit dhe rregullimin e lëkurës së dëmtuar. Retinoli që gjendet në lëvozhgën e portokallit vepron si produkt natyral në zhdukjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe si rrjedhojë ndihmon në trajtimin e shenjave nga aknet.
Gjithçka që i’u nevojitet është një lugë gjelle pudër e lëvozhgës së portokallit dhe një lugë çaji qumësht.
Udhëzimet:
1. Përzieni përbërësit që të fitoni një mase të trashë.
2. Aplikoni këtë maskë dhe lëreni për 10 minuta.
3. Shpërlajeni atë me ujë të ftohtë.
Përsëritni këtë tretman dy herë në javë për rezultate të dukshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
E shpallur si femra më tërheqëse në botë, Ashley Graham rrëfen se në moshën 12 vjeçare i kishin thënë të humbte peshë
Kaia Gerber duket se po largon një nga tatuazhet e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit