Sado që punonjësit do të mundohen ta bindin veten që janë duke shkuar në punë dhe duhet thjesht ta kryejnë punën e tyre, kjo nuk funksionon. Punonjësve u duhet dikush i cili i motivon ata dhe i bën ta duan punën, por edhe të mos ndihen të pavlerësuar.
Sigurisht as për shefat kjo nuk është punë e lehtë. Ata mund të bëjnë diçka që ju duket e mirë, por nuk është, ose anasjelltas. Firma kërkimore dhe këshilluese Gartner, i anketoi 5.000 menaxherë, për të gjetur se çfarë bëjnë shefat e mirë për t’i zhvilluar punonjësit në mjediset dinamike të sotme. Pas anketimit rezultoi që ekzistojnë katër lloje të shefave – transmeton Akademi Pune.
Shefat mësues: I përgatisin punonjësit bazuar në përvojën që kanë. Pra, ata nisen nga mënyra se si i kanë bërë punët dikur, ose vazhdojnë t’i bëjnë ende, prandaj edhe kolegët e tyre duhet t’i bëjnë njësoj. Arsyeja pse ata janë ngritur është për shkak njohurive që kanë.
Shefat vëzhgues: I kontrollojnë vazhdimisht punonjësit e tyre. Qëllimi i tyre është që të jenë pikërisht ata që japin trajnime dhe komente të vazhdueshme.
Shefat nxitës: Kanë qasje më të lehtë duke dhënë pohime pozitive gjatë gjithë kohës. Pra, ata janë mbështetës, por jo edhe aq proaktiv për zhvillimin e aftësive të punonjësve të tyre.
Shefat lidhës: I lidhin punonjësit me të tjerët brenda ekipit ose organizatës. Pra, me personat që janë të përshtatshëm për t’i adresuar nevojat e secilit prej tyre.

Cili lloj i shefit është më i miri
Sipas bashkautores së “The Connector Manager: Why Some Leader Build Exceptional Talent, and Others Don’t”, Sari Wilde, nuk janë efikas të gjitha këto lloje.
Shefat mësues duan t’i bëjnë gjërat ashtu siç duan vetë dhe nuk pranojnë ide apo strategji të reja. Kjo është problematike në botën e sotme ku kërkohen inovacioni dhe kreativiteti.
Shefat nxitës janë më të mirët për ata punonjës që motivohen gjatë gjithë kohës. Megjithatë kjo qasje siç e quan Wile “të mësosh duke bërë” shkakton stres, ulje të sigurisë psikologjike dhe rritje të “djegies” së punonjësve.
E kush ka menduar që shefat kontrollues e rrisin produktivitetin e punonjës mund “të zhgënjehet” sepse sipas matjes, këta shefa mendojnë që e dinë se çfarë është më e mira, kur në shumë raste as nuk e dinë. Pra, ata mund t’i drejtojnë punonjësit e tyre drejt rrugës së gabuar.
Pra, mbetet që shefat lidhës janë “më të mirët në mbështetjen dhe zhvillimin e karrierës së punonjësve të tyre”, bazuar në efektivitetin dhe gatishmërinë për t’ua rritur aftësitë punonjësve. Si ndodh kjo? Në bazë të lidhjeve të fuqishme që ata i ndërtojnë.
Lidhjes me menaxherin dhe punonjësin, duke i bërë pyetjet e duhura në mënyrë që të njihen me motivimet, interesat, qëllimet etj.
Lidhjes me ekipin, sepse shefat e mirë e dinë që nuk duhet të jenë burimi i vetëm për zhvillimin e punonjësve. Duke e bërë lidhjen me ekipin, punonjësit mundtë ndihen rehat dhe të sigurt t’i ndajnë aftësitë e tyre me njëri tjetrin.
Lidhja me organizatën në përgjithësi është një lidhje tjetër që e shfrytëzojnë shefat lidhës. Ka shumë individë tjerë të cilët ndihmojnë, pra ekipet kanë çfarë të shkëmbejnë me njëri tjetrin.

Si t’i menaxhoni shefat e tjerë
Nuk e kanë të gjithë fatin ta kenë një shef i cili është kujdeset për lidhjet profesionale të punonjësve. Tashmë që i keni mësuar llojet e shefave dhe e shihni që nuk bëni pjesë në grupin e “punonjësve me fat”, ka ende disa rrugë si të keni sukses me të gjithë tipat e shefave.
Sqaroni reagimet: Nëse gjatë gjithë kohës bombardoheni me komente të shefit, krijoni një listë, në të cilat i keni hedhur pikat më të rëndësishme. Kështu i tregoni shefit që jeni duke u kujdesur në punët e duhura.
Ndani qëllimet e karrierës: Pavarësisht se çfarë shefi keni, tregoni atij se cilat aftësi dëshironi t’i zhvilloni. Mos keni frikë!
Krijoni lidhje vetë: Përqendrohuni të krijoni lidhje vetë dhe t’i shfrytëzoni ato lidhje për të marrë udhëzime edhe pa ndihmën e shefit!
Kërkoni projekte me shefa lidhës: Edhe nëse nuk janë shefat tuaj të drejtpërdrejt kërkoni të punoni në ato projekte, prej të cilave vjen ndihma e shefave lidhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës