LAJMI I FUNDIT:

Katër javë moslojë për Rooneyn?

Katër javë moslojë për Rooneyn?

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka pësuar një lëndim në nyje në takimin ndaj Bayernit, që pritet ta mbajë atë prej dy deri në katër javë jashtë aksionit.

Sipas Sky Sports, pas ekzaminimeve të para është kuptuar që Rooney sigurt do të mungojë në sfidën vendimtare në Ligën Premier ndaj Chelseat, ashtu si në ndeshjen kthyese në Old Trafford ndaj gjermanëve të Bayern.

Sidoqoftë, nëse ndodh që Rooney të mungojë vetëm dy javë, atëherë ai pritet që të jetë i gatshëm për derbin e qytetit të Mançesterit, kundër Manchester Cityt.


Përkundër këtij lëndimi, Rooney do të mungojë vetëm në ndeshjet vendimtare të lartpërmendura dhe nuk mund të bëhet fjalë për një mosparaqitje në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/