Nga sot, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Flora-Bimët endemike”, të realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore.
Motivet e katër pullave postare që sot emetohen në imazhe, bartin llojet e katër bimëve të rrezikuara nga zhdukja në Kosovë:
Dianthus scardicus – Karafili i Sharrit – bimë endemike që mund të gjendet në vende shkëmbore dhe me barë të zonës subalpike dhe alpike të maleve të Sharrit.
Aubrieta columnae subsp.croatica (Aubrietë e Kroacisë) – bimë endemike e Ballkanit, në Kosovë ka vetëm një popullatë të vogël, skajshmërish e rrezikuar.
Bruckenthalia spiculifolia – Brukentalia – bimë karakteristike e kullosave acidike në Bjeshkët e Sharrit dhe në Alpet Shqiptare të Kosovës.
Halacsya sendtneri (Halaçi i Sendtnerit) – bimë endemike ballkanike që rritet në kullosa vullkanike/serpentinore. Për shkak të popullatës së vogël në Kosovë bën pjesë në bimët e rrezikuara nga zhdukja.
“Pullat postare dhe Zarfi i Ditës së Parë nga ky emision do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë, ndërsa koleksionistët, qytetarët dhe bizneset munden t’i blejnë ato dhe t’i përdorin në dërgesat dhe zarfet e tyre, si kujtime mbresëlënëse për më të dashurit e tyre kudo nëpër botë”, thuhet në njoftim.
Posta e Kosovës, përmes pullave postare vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së florës endemike dhe ekologjisë, njëherësh promovon botërisht pasuritë e mrekullueshme që ka Republika e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker