Të jetoni me personin që dashuroni përgjithmonë duket diçka vërtet e bukur, por realiteti ndryshon nga ëndrrat
Kur jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë që doni, është e natyrshme të mendoni për hapin tjetër: martesën. Ideja për t’u martuar ju mbingarkon emocionalisht, por nga ana tjetër sjell një buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Kur të martoheni, jo çdo ditë do të jetë një përrallë edhe pse e doni njëri-tjetrin. Nëse jeni në grupin e personave që keni një lidhje të gjatë, kjo nuk do të thotë se duhet të keni një martesë të lumtur. Me martesën shtohen përgjegjësitë dhe shumica e njerëzve, pasi kthehen nga muaji i mjaltit e kuptojnë se çfarë do të thotë martesa.
Në këtë artikull sot do të mund të lexoni arsyet pse çiftet që janë në marrëdhënie të gjata përfundojnë duke u divorcuar nga njëri-tjetri pasi martohen, edhe pse kanë pasur një lidhje të gjatë.
Ishit shumë të afeksionuar me njëri-tjetrin në fillim
Sipas një studimi të botuar në “Journal of Personality and Social Psychology”, çiftet që janë shumë të afeksionuar me njëri-tjetrin në fillimet e lidhjes, kanë më shumë gjasa të divorcohen pasi të martohen.
Kur shfaqni dashuri të vazhdueshme ndaj bashkëshortit tuaj gjatë gjithë kohës, deri në atë pikë saqë “surprizat” tuaja as nuk e surprizojnë më, gjërat fillojnë të bëhen pak të mërzitshme pas martesës.
Nuk ishte dashuri e vërtetë
Gabimi më i madh që të gjithë bëjnë është ngatërrimi i dashurisë me pasionin.
Njerëzit në marrëdhënie afatgjata mendojnë se janë të dashuruar, por në të vërtetë ata ndjejnë thjesht pasion dhe gabojnë. Zakonisht pasi të martohen, e kuptojnë se nuk ishin vërtet të dashuruar.
Nevojat tuaja kanë ndryshuar
Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe njësoj ndryshojnë edhe nevojat e tyre. Kohët e fundit, çifti i famshëm Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët kishin vite që ishin në një lidhje sapo u martuan erdhi edhe divorci, shkruan Class. Në deklaratën e tyre pas ndarjes, ata treguan se të dy kanë nevojë të rriten dhe të përqendrohen tek vetja dhe karriera e tyre.
Ndryshimi është i pashmangshëm dhe vjen me kohën. Ju ose mund të rriteni dhe të ecni përpara me partnerin tuaj ose thjesht mund të përqendroheni së pari në veten dhe qëllimet tuaja. Martesa është e bukur, por kërkon gjithashtu një nivel të lartë angazhimi, durimi dhe dashurie.
Keni zbuluar një anë të re të partnerit tuaj
Të qenit në një marrëdhënie afatgjatë nuk do të thotë të dini gjithçka për partnerin tuaj. Kur martoheni dhe filloni të jetoni së bashku, do të zbuloni gjëra të reja në lidhje me të dashurin tuaj – disa interesante dhe disa “të këqija”.
Mospërfillja, pandershmëria, çështjet e parave, pasiguritë dhe mbivlerësimi janë disa nga faktorët kryesorë të kuq që njerëzit zbulojnë në marrëdhëniet pas martesës, gjë që shpesh çon në ndarjen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zodiakut

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Kate Moss ka vite që jeton në fshat, ikona e modës e ka sjellë stilin e saj edhe në enterier!
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës