LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton shkëlqen në fustan me çmim modest

Kate Middleton shkëlqen në fustan me çmim modest

Kate Middleton dhe dy fëmijët e saj kanë kaluar një ditë të bukur familjare.

Kate ka marrë pjesë në ceremoninë e njohur mbretërore dhe pastaj është parë duke vrapuar me fëmijët e saj – princin George dhe princeshën Charlotte, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ekspertët e modës kanë vërejtur se Dukesha e Kembrixhit është dukur e mrekullueshme në një fustan veror, i cili ka çmim tejet modest dhe mund ta blejë thuajse gjithsecili.

Sipas tyre, çmimi i fustanit të saj është rreth 45 euro dhe është i markës Zara.

Duke marrë parasysh se Kate sapo ka lindur fëmijën e saj të tretë para dy muajve, ajo është dukur jashtëzakonisht në formë dhe magjepsëse si gjithmonë me stilin e saj unik. /Telegrafi/