Një prerje është vërejtur në anën e majtë të kokës së Kate Middletonit, e cila është zbuluar të jetë si rezultat i një ndërhyrje kirurgjike serioze.

Dukesha e Kembrixhit është e famshme në mbarë botën për flokët me shkëlqim, por nën to qëndron një prerje e madhe, ku fansat dyshonin se ishte tumor.


E gjithë kjo u zbulua gjatë një pritje mbretërore për disa miq në Buckingham Palace. Kjo e fundit lëshoi një deklaratë rreth kësaj duke thënë se "shenja është e lidhur me një operacion të fëmijërisë".

Por, burime të larta mbretërore pretendojnë se bëhet fjalë për një operacion shumë serioz që e ka kaluar kohë më parë.

kate 2

Tani John Scurr, një kirurg në Spitalin Lister të Londrës tha për Daily Mail se"kjo duket se është si rezultat i një keqformimi arteriovenoz - një shenjë dalluese - që hiqet".

Dr Scurr e ka përgëzuar anëtaren e familjes mbretërore britanike për mjeshtërinë e fshehjes së një shenje.

"Është e mrekullueshme, duke pasur parasysh prerjen që askush nuk e ka parë më parë", tha ai.

Ndryshe, thuhet se është lënduar në një mbrëmje në moshën 13 vjeçare pasi u godit me një top golfi dhe është dashur një intervenim i vogël kirurgjik. /Telegrafi/