LAJMI I FUNDIT:

Kastro Zizo: Do të bëhem deputet

Kastro Zizo: Do të bëhem deputet

Kastro Zizo, si jeton në këtë dyzim personaliteti mes emrit artistik Kastro, dhe emrit të vërtetë, Klevis. Planin për të hedhur kandidaturën si deputet i zgjedhjeve të 2009-ës, si dhe ideja që një ditë të bëhet predikues feje.

Kastro: Unë jam Klevis aspak karagjoz

“Emri im i vërtetë është Klevis, dhe dua të përballem me këtë fytyrë të dytë që quhet Kastro”.

E nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Ai është vetëm 25 vjeç, dhe e ndien veten si një 50-vjeçar, sepse i ka bërë të gjitha. Të paktën kështu thotë vetë. Në realitet apo me fantazi, mjafton që ka provuar gjithçka. Është Kastro Zizo, që në fakt emrin e ka Klevis, por që përveç familjarëve dhe miqve të afërt askush tjetër nuk e njeh me këtë emër. Dhe mesa duket tani që ka krijuar familje, ka një studio muzikore të tijën, i duhet të ndryshojë imazhin e djalit karagjoz, apo jo serioz. Dhe “show” që ai krijoi në emisionin e fundit të sezonit “Zonë e lirë”, ndërsa diskutohej për homoseskualitetin ose jo të Shpat Kasapit, për të ishte diçka jo e këndshme.


“Bëra dhe njëherë gabimet, që kisha bërë më parë, që ende s’e kisha hequr këtë pamje të djalit karagjoz. Por mund të them se, unë dhe Arian Çani, jemi zbavitur me këtë lloj komunikimi në emisionin e tij, disa herë madje”.

Por ç’mendim ka realisht Kastro për djemtë gay?
“Nuk kam ndonjë mendim specifik, kanë zgjedhjen e tyre në jetë, përveç se mendoj se janë më të hapur emocionalisht”.
Por mesa duket Kastro, përveç izolimit në studion e tij muzikore, ka vendosur të bëjë një ndryshim të jetës së tij, të bëhet predikues feje.

“Nuk ka rëndësi nëse do jem prift apo hoxhë, por ajo që unë do bëj në një të ardhme, do të jetë predikimi i së mirës”, thotë Kastro.

Ambicia për deputet

Që t’i hynte politikës mund të pritej po ashtu nga Kastro. Pasi është aktivist i LSI-së, partia që do t’i ofrojë atij pushime të magjishme në Karaibe, në muajin shtator.

“Përpjekjet e mia kanë qenë për të hedhur kandidaturën në zgjedhjet e 2009-ës”, pohon ai, duke treguar se përfshirja në politikë, deri tani ka qenë si një aktivist ndërmjetësues mes LRI-së dhe LSI-së.

“Edhe pse mund të isha në listën e 15 kandidaturave kryesore vendosëm me familjen që të mos kandidoj në këto zgjedhje pasi, dua që të arrij një standard ekonomie, në mënyrë që mundësia e korrupsionit nga ana ime do të fillonte nga 1 mijë euro dhe jo nga 10 mijë euro. Por absolutisht nuk mund të them se nuk kam besim, tek vetja ime”.

Por si mund ta bënte Kastro një përllogaritje të elektoratit të tij?
“Orientimiim për elektoratin ka qenë shitja e albumeve të këngëve të mia, kryesisht në juglindje të vendit. Dhe natyrisht që kandidaturën do ta hedh në Korçë, Pogradec ose Përmet”.

Dy klipe me pjesë të jetës së tij

Një ushqim i mirë për kafshët, dhe për këtë ai ka menduar të tregojë gjithë historinë e jetës së tij me një klip që titullohet “Silazhi”. Aty udhëton vetë ai, me një udhëtim që nga ngjizja e deri në amshim, në një vdekje tërësisht erotike. Sepse në jetë ndodhin të gjitha, por ajo që mbetet është ndjenja. Me muzikë të “Kabal Record” dhe “ZIG ZAG Records”, në bashkëpunim me producentin londinez, Tom Gillieron, Kastro sapo ka përfunduar këtë klip të ri, që do të linçohet në fillim të shtatorit.

“Jemi të dy pjesëtarë të videoklipit, dhe është një rrëfim i jetës sime deri në moshën e supozuar 104 vjeç”.

Për klipin përdoren foto të fëmijërisë së tij, dhe fabula ka protagonist vetë këngëtarin, i cili shkon afër një peme, që në simbolikën e vet është pema jetësore, dhe ku afër është një zanë, që bën gjykimin e jetës. Duket pak si shmangie artistike, por jo nga vetvetja. Personazhi Klevis shkon tek kjo zanë, me të cilën ledhatohet, që e lënë të vdesë. Momente erotike? Por kjo është e pakta, kur bëhet fjalë për fantazinë e Kastros.

Klipi i dytë titullohet “Bitch”, një klip i ›çuditshëm “underground londinez” me copëza jete nga vetë Kastro dhe muzikanti nga Londra Tom, me të cilin njihet prej 4 muajsh. Po pse ky titull? Sepse jeta është imoralitet, dhe që sipas tij, “imoralitet do të thotë të rrish me një person dhe të mendosh dikë tjetër, pastaj të rrish me këtë tjetrin dhe të mendosh për një të tretë”. Është një këngë e rrymës “house” sipas Kastros, që ai e quan “house conceptual”, jo komercial.

Nuk e kam tradhtuar asnjëherë Jolën

“Është këndshëm të mos tradhtosh”? E po mjaft më Kastro se po na çudit! Por ai këmbëngul, se në tre vite bashkëjetesë me nusen e tij, nuk e ka tradhtuar asnjëherë. Edhe pse shkëmbejnë sjellje xhelozie, kjo është intriguese, e bukur dhe normale në jetën si çift.

“Është shumë mirë jeta familjare, pasi me nusen Jola sapo kemi hapur një agjenci udhëtimesh, dhe po administrojmë punët tona”.
Ndërkohë që sapo kanë blerë një shtëpi 160 metra katrorë pranë Komunës së Parisit dhe po merren me mobilimin. Por ai që i mrekullon të dy, dhe i mban më shumë lidhur është Princi Dankan, ashtu siçe quan ai djalin 1 vit e 10 muaj.

“Është gjëja më e mirë që kam bërë në jetë. Është fëmijë ekspresiv, i mbushur me jetë. E adhuroj dhe do ta adhuroj deri në fund të frymës sime. Është mrekulli për të qenë baba i atij fëmije, që është krijesa më perfekte në botë”, thotë Kastro. Dhe sapo ka bërë një tatuazh në pjesën e majtë të kraharorit, ku shkruhet Princ Dankan. /Panorama/

Kastro vs Klevis

Klevis është xheloz ndaj Kastros, ndërsa ky e fundit e adhuron Klevis pasi nuk di të jetojë si ai.

Kastro nuk mund të ketë dot një familje, ndërsa Klevis ka.

Kastro e sheh botën në mënyrë të përciptë, Klevis penetron në të.

Kastro pi cigare rregullisht, Klevis nuk pi kurrë .

Kastro pi alkool, Klevis jo.

Kastro pranon të shoqërohet me këdo pa pikë problemi, ndërsa Klevis kurrsesi.

Kastro është lojtar i pëlqejnë lojërat, Klevisit i pëlqen një jetë pa to.

Kastro do të preferonte një natë të çmendur në pub me shumë femra dhe alkool, Klevis do të pinte me nge një gotë verë, ulur në skrivaninë e tij duke punuar .

Kastro dhe Klevis, janë të dy xhentëlmenë në tavolinë.

Kastro impulsiv, Klevis më i qetë.

Të dy janë tipa sa arrogantë, aq të kontrolluar.

Kastro krijon dhe dëgjon muzikë komerciale regaton, Klevis hard-rock jo komercial.

Katro është bërë me lekë, Klevis është i varfër, të dy i japin borxhe njëri-tjetrit.

Kastro nuk e mendon vdekjen, Klevisi e mendon vazhdimisht.

Të dy besojnë tek një Zot, dhe janë skeptikë ndaj dogmave të tilla si ferri dhe parajsa.

Të dy pëlqejnë tatuazhet, e kanë një të njëjte në krahun e majtë “Princ Dankan”.

Të dy nuk janë pro drogës.

Kastro dhe Klevis dashurojnë shumë të dy. Kastro ka dashnore gruan e Klevisit, ndërsa Klevis mban grua dashnoren e Kastros. Të dy e dinë për njëri- tjetrin, dhe është një treshe e mirë, dhe mënyra më e mirë për një martesë të këndshme.

Kastro dhe Klevis nuk kanë dëshirë teprimin dhe vonesat në mbrëmje, pasi as dashnorja as gruaja nuk i tolerojnë.

Klevis është xheloz ndaj Kastros në të bërit seks, Kastro xheloz ndaj Klevis në të bërit dashuri.

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori