LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: I infektuari nga Kamenica, shofer i një agjencioni që ka linja me Gjermaninë

Kastrati: I infektuari nga Kamenica, shofer i një agjencioni që ka linja me Gjermaninë

Komuna e Kamenicës është komuna më e re nga e cila janë regjistruar qytetarë të prekur me coronavirus.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati thotë për RTV Dukagjinin se personi i prekur është shofer i një agjencioni turistik që ka pasur linja me Gjermaninë.


“Personi në fjalë ka ardhur në Kosovë në kohën kur është bërë urdhëresa për izolim për personat që vijnë jashtë vendit. Kemi informata që personi në fjalë ka qëndruar në shtëpi i mbyllur për 14 ditë”.

Kastrati ka falënderuar institucionet e sigurisë, këshillin e fshatit dhe hoxhën për informatat e dhëna për këtë rast, përcjell Telegrafi.

I pari i Kamenicës ka thënë se personi i prekur nga kjo komunë është i moshës 43 vjeçare dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje kronike.

“Në bazë të këtyre të dhënave ky person duket se do ta kalojë më lehtë këtë virus, por është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e OBSH-së”.

Kastrati thotë se ka bërë propozim në Ministrinë e Shëndetësisë që të bllokohen hyrje daljet në fshatin Topanicë, fshat ky nga edhe vjen i infektuari.

“Por duhet ditur se komuna nuk mund të vendos nëse një fshat duhet të futet në karantinë apo jo”, tha ndër të tjera Qëndron Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori