LAJMI I FUNDIT:

Kasami takon ambasadorin e Kosovës, bisedojnë për zhvillimet politike dhe krizën energjetike në Maqedoni

Kasami takon ambasadorin e Kosovës, bisedojnë për zhvillimet politike dhe krizën energjetike në Maqedoni

Kryetari i Komunës të Tetovës, Bilall Kasami sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja ku kanë biseduar për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit si dhe krizën energjetike.

“Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ku biseduam për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit si dhe krizën energjetike.

Po ashtu me ambasadorin e Kosovës folëm edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Tetovës dhe institucioneve në Kosovës e gjitha kjo në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.


Bashkërisht vlerësuam se zgjedhjet për këshillin e Tetovës, kanë qenë në një frymë demokratike dhe qytetarët dëshmuan se e duan ndryshimin, duan një udhëheqje më të mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit”, njofton Kasami përmes profilit të tij në Facebook.

Kasami shkruan se Ambasadorin e ka informuar edhe për kapacitetet që posedon komuna e Tetovës në aspektin e burimeve njerëzore dhe efikasitetin e administratës. Bashkëpunimi dhe takimet që janë në interes të qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori