Kasami: Qeveria e kaluar nuk na ka ndihmuar për marrjen e fondeve IPA, kemi disa projekte që realizohen me këto mjete

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot e ka pritur në takim ministrin për Eurointegrime, Orhan Murtezani, me të cilin kanë diskutuar për shfrytëzimin e fondeve IPA nga komunat.
Kasami tha se Qeveria e kaluar nuk e ka ndihmuar fare Komunën e Tetovës për thithjen e fondeve europiane, ndërsa shtoi se komuna ka disa projekte që janë në realizim e sipër me këto mjete, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ministri tregoi gatishmëri për të ndihmuar Komunën e Tetovës për vazhdimin e realizimit të projekteve që i kemi në realizim e sipër, por edhe për projekte të reja. Komuna e Tetovës ka disa projekte që janë në realizim që financohen nga fondet IPA dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të aplikojmë për projekte të reja me të cilat do të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe kjo do të jetë në përputhje me qëllimin tonë që të investojmë sa më shumë në infrastrukturën e Tetovës, duke shfrytëzuar fondet europiane, të Qeverisë dhe fondet lokale. Dhe në këtë drejtim ishte edhe vizita e ministrit Murtezani, që komunat të kenë sa më shumë projekte në interes të qytetarëve”, tha Kasami.
Ndërsa ministri Murtezani theksoi se në tre vitet e fundit RMV ka humbur më shumë se 120 milionë euro, duke shtuar se kjo praktikë duhet të ndalet.
“Në cilësi të ministrit dhe koordinatorit të IPA fondeve isha në Tetovë, ku me kryetarin Bilall Kasami diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohet komuna për shfrytëzimin e fondeve IPA dhe fondeve tjera nga BE. Konstatuam se të gjitha institucionet edhe komunat, kanë kapacitete të vogla absorbimi në mungesë të kuadrit profesional”.
“Ne kemi mekanizma me partnerët tanë strategjik, për të marrë sa më shumë fonde nga BE. E kam thënë disa herë që deri tani ka pasur trend marramendës të humbjes së fondeve. Vetëm tre vitet e fundit RMV ka humbur më shumë se 120 milionë euro fonde IPA. Ne u dakorduam që të bëjmë gjithçka që të ndërprehet kjo praktikë e deritanishme”, tha Murtezani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa