LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Nëse nuk pranohen kërkesat tona, nuk do të votojmë për ndryshimet kushtetuese

Kasami: Nëse nuk pranohen kërkesat tona, nuk do të votojmë për ndryshimet kushtetuese

Disa ditë para votimit për ndryshimet kushtetuese, akoma është e paqartë shumica absolute e deputetëve.

Kushtëzim për të votuar ka vendosur Lëvizja Besa e Bilall Kasamit. Ai mbrëmë për TV21, tha se Lëvizja Besa nuk do të jep dritë të gjelbër për ndryshimet kushtetuese nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesat e opozitës shqiptare janë që tek dokumentet e shqiptarëve të mos ketë nënshtetësi maqedonase dhe në preambulë të Kushtetutës të theksohet mbrojtja e shtetit edhe për diasporën shqiptare dhe jo vetëm atë maqedonase.


Kjo pritet të jetë “sfidë e re” për Zoran Zaevin, pasi nëse pranon këto kërkesa mund të humb mbështetjen e tetë deputetëve të pavarur të cilët janë përjashtuar nga OBRM-PDUKM. Ata më herët kanë deklaruar se nëse qeveria pranon propozimet e opozitës shqiptare nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese.

Bilall Kasami mbrëmë tha se Lëvizja Besa çdo herë ka mbështetur procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe se tani është koha që të pranohen kërkesat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori