Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka qenë sot i ftuar në emision Click Plus në Tv21 ku ka folur për aktualitetin politik në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Ne vlerësojmë se lëvizjen e parë që e bëri Zoran Zaev me kandidaturën e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit e bëri gabim. Ne kandidaturën e Xhaferit e vlerësojmë si imponim pasi kandidati jonë duhej të ishte me koncensus mes partive shqiptare që kanë krijuar shumicë të re parlamentare me 67 nënshkrime.'' tha Kasami mes tjerash. /Telegrafi/