LAJMI I FUNDIT:

Kasami fton “të pakënaqurit” të kyçen në Kongresin e parë të kësaj partie

Kasami fton “të pakënaqurit” të kyçen në Kongresin e parë të kësaj partie

Përgatitjet për Kongresin e parë të Lëvizjes BESA po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ka deklaruar Bilall Kasami nga kjo parti, duke iu bë thirrje krahut tjetër apo siç u shpreh ai “grupit të pakënaqur” që të kyçen në procesin e formimit të organeve partiake dhe të paraqesin kandidaturat e tyre për Kongresin e parë të partisë.

Sipas Kasamit kjo do të shndërronte këtë Kongres në një garë të shëndoshë demokratike. Këto komente Kasami i bëri pas hapjes së zyrave të reja të partisë në Shkup. Ndërkohë kohë më parë i ashtuquajturi “Krahu i Shkupit”, akuzoi Kasamin dhe mbështetësit e tij se kanë demoluar zyrat qendrore të partisë të vendosura në qendrën tregtare Mavrovasja.