LAJMI I FUNDIT:

Kartolinat festive të punuara me shumë dashuri nga personat me Down Syndrome

Kartolinat festive të punuara me shumë dashuri nga personat me Down Syndrome

Të punuara me shumë dashuri dhe kujdes deri në detajin më vogël, anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova edhe këtë vit kanë vendosur që me kartolinat e tyre t’ua bëjnë më të lehtë t’i përcillni urimet e ngrohta për më të dashurit tuaj.

Teuta Gashi nga kjo shoqatë thotë për Telegrafin që puna me kartolinat brenda shoqatës po shkon shumë mirë sepse ato po punohen me shumë dashuri nga anëtarët.

“Te kartolinat puna po vazhdon shumë, shumë mirë e aq më mirë në këtë fundvit kur janë edhe festat, kur institucionet, organizatat por edhe bizneset dhe individët e ndryshëm i porositin kartolinat. Ku anëtarët i punojnë ato dhe siç e patët rastin t’i shihnit janë punëdore gjithandej. Kartolinat më duhet ta them meqë jemi në pjesën e festave janë pjesa më e dashur e gjithë anëtarëve të shoqatës sepse gjithçka bëhet me shumë dashuri dhe shumë detaje”, tregoi Gashi.


Kurse sikurse në çdo pore të jetës pandemia nuk ka lënë pa e prekur edhe shoqatën Down Syndrome Kosova, për shkak të saj tani kafeneja që mbahej nga anëtarët e shoqatës është po thuajse jashtë funksionit të saj.

“Kjo kafiteri që quhet kafiteria X21, është e hapur qe shumë vite fizikisht në fakt ishte në një lokacion tjetër por që tani është në një lokacion në tri vitet e fundit. Kafiteria mbahet dhe funksionon nga antarët e Down Syndrome Kosova. Nëse flasim për mundësitë dhe se si po funksionon aktualisht kafiteria, mund të themi që fatkeqësisht funksionon shumë pak për të mos u mbyllur fare, e kjo për shkak të gjendjes që e kemi kaluar botërisht pra për shkak të pandemisë” tha Gashi.

E që kartolinat të realizohen bukur,  kontributin e saj e jep edhe  Medina Surdulli, së bashku me gjithë anëtarët e tjerë të shoqatës Down Syndrome Kosova.

“Unë jam Medina Surdulli prej Down Syndrome Kosova, përndryshe unë punoj me anëtarët me sindromën Down dhe me vullnetarët. Unë po ashtu jap kontribut për anëtarët me sindromën Down dhe iu ndihmoj me kartolina. Tash është festa e fundvitit dhe kartolinat i punojmë së bashku me shokë dhe shoqe”, thotë Medina e buzëqeshur.

Përveç kësaj, ajo tregon se  është edhe një adhuruese e sportit dhe i pëlqen të lexoj për të.

“Më pëlqen në rrjetet sociale në Telegraf më pëlqen më së shumti me lexu për sportet e ndryshme. E mua më pëlqen vetëm Kosova”, u shpreh Medina.

Si një tifoze e Përfaqësueses së Kosovës, Media pati një kërkesë për Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Ju bëjë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës, që t’i shpërndajnë biletat falas edhe për organizatën tonë”, tha ajo.

Sindroma Down është sindroma më e hasur në botë, 1 në 691 lindje. Në bazë të të dhënave të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në Kosovë brenda vitit lindin rreth 35-40 foshnja me sindromë Down, ndërsa numri i përgjithshëm i individëve me sindromë Down në Kosovë është mbi 920./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori