LAJMI I FUNDIT:

“Karnavali “Golden Eagle” zbulon agjendën e natës së parë më 28 qershor

“Karnavali “Golden Eagle” zbulon agjendën e natës së parë më 28 qershor

Suhareka është gati të përshëndesë qytetarët dhe vizitorët nga e gjithë bota në një nga ngjarjet më spektakolare të muzikës dhe kulturës – Karnavali “Golden Eagle”.

Karnavali do të mbahet në qytetin e Suharekës në datat 28, 29 dhe 30 qershor dhe pritet të jetë një edicion spektakolar.


Një postim i publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur agjendën e detajuar të karnavalit për datën 28 qershor.

Foto: Karnavali “Golden Eagle”/Instagram

Performancat në skenë do të nisin nga ora 21:00 deri në 22:00 dhe do të përfshijnë “Karnavalin e Tuzit” dhe “Karnavalin e Strumnicës”.

Pjesa kryesore e festës fillon nga ora 22:00 deri në 00:30, me performanca të shkëlqyera nga Gena, DJ Pm & Dagz, Ya Nina dhe Yll Limani.

Ky program i pasur i aktiviteteve të muzikës dhe kulturës premton të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit, duke shënuar një moment të veçantë në kalendarin e eventeve të verës në Kosovë. /Telegrafi/