LAJMI I FUNDIT:

Karnavali Golden Eagle po vjen!

Karnavali Golden Eagle po vjen!

Me 23 dhe 24 Qershor, për herë të katërt në Suharekë, do të mbahet “Karnavali Golden Eagle”. Në dallim nga edicionet e kaluara, ky edicion do të zgjasë për dy ditë dhe pritet të performojnë rreth gjashtëqind artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Spanja, Kuba, Kili, Brazili, Polinezia dhe India.

Festa do të fillojë këtë të premte, në ora 18:00, me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në sheshin e qytetit. Në skenë, fillimisht nga ora 20:00, do të performojnë grupe artistike shqiptare nga Suhareka, Peja, Tirana, Elbasani, si dhe grupe ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, Spanja, India, me një koncert në fund të Bruno, Klajdi, Miri dhe Capital T.

Nata e dytë fillon në ora 20:00, ku në skenë do të performojnë grupe artistike nga Kosova, Kuba, Brazili, Spanja dhe India.