Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka kërkuar falje për gabimet e në humbjen e skuadrësn së tij në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Portieri i Reds bëri gabime në dy gola që pranoi skuadra e tij në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit.


Pas ndeshjes, Karius u pa i shqetësuar dhe u kërkoi falje të gjithëve në klub pas këtyre gabime të cilat ndikuan në humbjen e finales.

"Nuk ndiej asgjë tani, ia kam humbur finalen ekipin tim dhe ndihem keq për të gjithë", ka thënë fillimisht Karius për talkSPORT.

Karius Bale Të gjithë tentuan ta ngushëllojnë Kariusin pas ndeshjes (Getty Images)

"Më vjen keq për të gjithë - nga skuadra e nga e gjithë klubi - që gabimet kushtuan shumë".

"Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të bëja. Më vjen keq për ekipin tim. E di që i tradhtova ata sot".

"Është shumë e vështirë tani, por kjo është jeta e një portieri. Duhet ta qoni përsëri kokën lartë".

"Këto gola na kushtuan me titull, në thelb", përfundoi portieri gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app