Karim Adeyemi është bërë një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë pas paraqitjeve të tij me Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.

Disa klube të njohura evropiane si Barcelona, ​​Chelsea dhe Liverpool, e kanë ndjekur progresin e tij prej vitesh, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar është lidhur me një kalim te Bayern Munich në muajt e fundit.


Futja në garë e Real Madridi dhe Atlerico Madrid

Gazetari i Sport1, Florian Plettenberg ka raportuar se agjenti i Adeyemi është takuar me përfaqësuesit e Atletico Madrid dhe Real Madrid në kryeqytetin spanjoll.

Agjenti pati edhe një takim edhe me AC Milan, pasi lojtari i tij po shkëlqen, duke shënuar 10 gola në 12 ndeshje në Bundesligën austriake këtë sezon.

Screenshot 2 6 Goditjet drejt portës (Golat, ato jashtë dhe të priturat nga portierët) (Foto: Marca)

Sulmuesi i mrekullueshëm ka prodhuar 32 goditje, 25 prej të cilave ishin në objektiv, që përkthehet në përqindje prej 78.12 për qind.

Nga 13 golat që ka shënuar në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat, pesë e ndihmuan skuadrën e tij të hapte rezultatin.

Pasi fillimisht kishte luajtur me rezervat e klubit austriak, Salzburgu e promovoi të riun në ekipin e parë, ku paraqitjet e tij sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme.

Screenshot 1 9 Harta e vrapimit të Adayemi (Foto: Marca)

Dalja e tij në skenë këtë vit ishte rezultat i një ndryshimi të lehtë në pozicionimin e tij në fushë, pasi ai është larguar nga zona për të luajtur në krahë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku po krijon më shumë rrezik dhe po vihet më shpesh përballë portës së kundërshtarëve se sa vitin e kaluar.

Një tjetër virtyt që duhet theksuar është shpejtia e tij, pasi Adeyemi mund të vrapojë 30 metra në vetëm 3.78 sekonda, gjë që e ndihmon atë të shkëputet nga mbrojtësit që në start.

A do të përshtatej Adeyemi në La Liga?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Marca ka përdorur sistemin e Smarterscout, një platformë që ofron shërbime në detyrat e skautizmit dhe që vlerëson paraqitjet e një lojtari, stilin e lojës dhe nivelin e aftësisë, duke e krahasuar me lojtarët e pozicionit të tij dhe në kampionat tjetër.

Nga kjo del se aftësia e tij për të dribluar kundërshtarët dhe golat e tij, së bashku me aftësinë e tij për të fituar duele dhe për të rikuperuar topin, mund ta bëjnë atë të dallohet në La Liga.

Karim Adeyemi

Sipas  Smarterscout, ai ka nevojë për të përmirësuar pasimet dhe fizikun./Telegrafi/