LAJMI I FUNDIT:

Karaxhovski: Java e ardhshme është vendimtare

Karaxhovski: Java e ardhshme është vendimtare

“Është vendimtare java e ardhshme në pjesën e të sëmurëve, të shtruarve në spitale, të vdekurve dhe shtretërve spitalorë”, deklaroi sonte kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.

“Ende nuk e kemi arritur maksimumin. Çdo virus respirator e ka aktivitetin e vet gjashtë deri tetë javë. Për momentin jemi te java e gjashtë. Është vendimtare java e shtatë në pjesën e të sëmurëve, të shtruarve në spitale, të vdekurve dhe shtretërve spitalorë”, tha Karaxhovski.


Ai tha se tani për tani vlerësimet e Komisionit për Sëmundje Infektive janë se nuk ka nevojë për vendosjen e masave kufizuese shtesë sepse me ta asgjë nuk do të arrihej.

Karaxhovski tha se për këtë shembull janë shtete fqinje që vendosën karantinë, por numri i të sëmurëve nuk u ul.