LAJMI I FUNDIT:

Karakamisheva: Askush nuk më ka konsultuar për Kovaçki

Karakamisheva: Askush nuk më ka konsultuar për Kovaçki

Tatjana Karakamisheva, kryetare e komisionit të sistemit politik të OBRM-PDUKM-së, tha se ajo nuk ishte konsultuar nga partia kryesore e opozitës për propozimin që Dragan Kovaçki të jetë ministri teknik i brendshëm në qeverinë kalimtare që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme.

“Për t’ju sqaruar, askush nuk është këshilluar me mua për këtë çështje, kështu që nuk ka asnjë skandal. Kur flas për zbatimin e Kushtetutës nuk fshihem, por jam e zëshme”, thuhet në reagimin e profesoreshës ndaj aktivistit Xhabir Deralla, i cili e kritikoi atë për mos parashikimin e faktit që Kovaçki nuk mund të merrte detyrën sepse, siç thotë ai, sipas Kushtetutës, një person ushtarak nuk mund të kryejë detyrat e një personi civil.

Më herët, Gordana Siljanovska-Davkova, një tjetër eksperte për sistemin politik në ekipin e kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski, për media tha se ajo nuk ishte konsultuar për propozimin./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori