LAJMI I FUNDIT:

Karagjozka nuk do të jetë më ambasadore në Kroaci

Karagjozka nuk do të jetë më ambasadore në Kroaci

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka hequr nga funksioni i ambasadorit në Kroaci, Daniella Karagjozoskën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse me këtë ambasadore lidhen shumë skandale nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se anulimi nga ky funksion është për shkak se më 31 tetor edhe i kalon afati i funksionit. Deri atëherë Karagjozoska mbetet me punë dhe pastaj do të caktohet në qoftë se ata zgjedhin një ambasador të ri.


Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjozoska, para një viti ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj në Shkup. Ajo në profilin e saj në Facebook publikoi fotografi nga kjo festë ku duket që makina zyrtare e tipit “Passat” është e zbukuruar për ditëlindje.

Kjo ishte një shkelje e rregullave, pasi vetura zyrtare duhet të përdoret vetëm për qëllime zyrtare.

Ambasadorja Karagjozoska disa herë është përfshirë në skandale diplomatike, duke u përfshirë në punët e brendshme politike në Maqedoni pas shkarkimit të ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska. /Telegrafi/