Kaplohet nga flaka një veturë në hyrje të Prishtinës - intervenojnë zjarrëfikësit

Një veturë e tipit Mercedes është kapluar nga flaka në hyrje të Prishtinës.
Zjarrëfikësit kanë intervenuar duke e shuar zjarrin.
Lexuesit kanë dërguar një video në redaksinë e Telegrafit, në të cilën shihet vetura e djegur.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për rastin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Nga
Telegrafi
20/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































