Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, Yuri Kim: Rezultat i bashkëpunimit të fortë SPAK-Policia e Shtetit-DEA

Ambasadorja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim ka reaguar pas kapjes së 400 kilogramëve kokainë një ditë më parë në Lipjan, të Kosovës.
Ajo theksoi se kjo goditje e fortë e krimit erdhi si rezultat i bashkëpunimit të fortë mes SPAK Policisë së Shtetit Shqiptar dhe DEA- në Washington.
“Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, me DEAWashingtonDC, luajti një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim. /Tch/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































