Më në fund Jupiteri zbriti nga maja e malit dhe dha një konferencë në Pallatin Elysee. Për herë të parë Emmanuel Macron doli para gazetarëve, u ul krejt normalisht me ta në tavolinë dhe shpjegoi çfarë do të bëhet pas muajve të Protestave të Jelekverdhëve në Francë. Kështu ai hoqi dorë nga ideja e përsëritur e mbajtjes së distancës dhe pranoi se kryetari i shtetit duhet të flasë me qytetarët.
Me fillimin e vitit, kur udhëtonte nëpër Francë për të folur me mijëra qytetarë, përfaqësues të popullit dhe kryetarët e bashkive, ai ka mësuar shumë për vendin e tij, pranon Macron. Ka mësuar që ekziston ndjenja e përgjithshme e padrejtësisë sociale dhe financiare.
Për të luftuar këtë ai ka marrë një tufë masash: ulje të ndjeshme të taksave për njerëzit me të ardhura të mesme, rritje të pensionit minimal dhe rifutjen e kompensimit të inflacionit për të ardhurat e të moshuarve, njohje më të mirë për punën që bëjnë gratë në kujdes të familjes, si dhe për nënat që i rrisin fëmijët të vetme.
Të gjitha këto janë dhurata që kryetarët e shteteve ia japin shpesh qytetarëve në fushata zgjedhore. Macron, po e bën këtë dy vjet pas hipjes në post, sepse kërkon të ndryshojë mendimin që francezët kanë për të dhe të çojë më tej modifikimin e shtetit, të cilin e ka premtuar. Dhe, këtë ai nuk është në gjendje ta bëjë, me protestat e vazhdueshme dhe rezistencën që i bëjnë qytetarët. Presidenti i drejtohet shumicës së moderuar të popullit të tij. Me banditët që kanë mbetur mes jelekverdhëve duhet të merret policia, këtu ai ka të drejtë.
Macron pranon se ka bërë edhe gabime; ai u është dukur të tjerëve i distancuar dhe arrogant dhe ai premton të përmirësohet. Prezantimi që bëri, ishte marshimi personal për në Canossa, me shpresën që të hapë një kapitull të ri në presidencën e tij.
Në Francë, akuzat për elitat e fryra janë shtuar dhe me të drejtë. Epiqendra janë kritikat për shkollën elitare ENA, ku ka mësuar Macroni vetë dhe shumë presidentë dhe ministra francezë. Tani ajo do të reformohet, nëse nuk mbyllet fare. Ky është rezultat direkt i kritikave të bëra nga jelekverdhët. Përveç kësaj do të ketë një reformë administrative; do të ulet numri i funksionarëve në Paris dhe shumë prej tyre do të dërgohen në provinca.
Kjo është zgjidhje përgjysmë. Ajo që i duhet Francës është decentralizimi i përgjithshëm, ku pushteti nga kryeqyteti të kalojë në rajone. Më shumë vendime politike duhet të merren nëpër rajone. Kjo do të ulte pakënaqësitë, ndjenjën e përhershme që fjalët venë në vesh të shurdhët, dhe do të shkarkonte presidentin nga akuzat, sepse njerëzit do të tregonin me gisht ata që janë përgjegjës në provinca.
Qeveria qendrore franceze e cila sundon mbi çdo gjë, është e modës së vjetër dhe duhet demokratizuar. Macroni me reformat e tij nuk guxon të bëjë shumë. Ai premton përmirësimin e shkollave dhe të arsimit. Por, edhe këtu kemi të bëjmë me transformimin e strukturës së sistemit. Sistemi francez i shkollave duhet të jetë më pak hierarkik, më i hapur dhe më modern.
Do ishte e vështirë për presidentin e vendosur, që të tërheq në shekullin XXI popullin e tij, të cilit i mungon vullneti. Si në çdo fushë tjetër, Macroni mund të hedh në këtë drejtim hapat e para. Francezët që nuk kanë vullnet për reforma nuk lejojnë të bëhen shumë gjëra. Këtë ata e treguan muajve të fundit, kur dolën nëpër rrugë.
Nuk është shumë e qartë çështja e financimit të bamirësive të premtuara, për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve të ulëta dhe uljen e taksave për shtresën e mesme. Macroni thotë se do të mbyllë vrimat e taksave dhe do të reduktojë administratën. Por, kjo nuk mjafton. Shenjat tregojnë se do merren borxhe të reja.
Kur të bëhen të qarta detajet dhe francezët të mësojnë sa para ka Macron në xhepa për bamirësitë, atëherë atmosfera do të përmirësohet. Që pas debatit kombëtar u rritën vlerat në sondazhe. Presidenti është komunikues i mirë, duket simpatik dhe i afërt. Nëse e përdor edhe më shumë këtë cilësi, atëherë do të jetë në gjendje të bindë për reformat një pjesë të qytetarëve të moderuar. Megjithatë, francezët kthejnë sipas erës, të pajisur me gjenin e revolucionit dhe pretendime të mëdha. Nuk duket të jetë e lehtë që t’ i mbash me humor.
Presidenti Macron është në provë. Atij nuk i lejohet të bëjë gabime të mëdha. Mbas ditës së sotme ai qeveris në kushte të rënda dhe nëse do jetë në gjendje të bindë popullin e vet, pritet të shihet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Karim Adeyemi afër kalimit te gjiganti i Ligës Premier
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime