Kapitull i ri në tregtinë SHBA-Kosovë, Ambasada amerikane: Qytetarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave.
Në postimin e Ambasadës amerikane thuhet se falë Paketos, klientët në Kosovë kanë qasje të drejtpërdrejtë në mbi 1 miliard produkte amerikane nga Amazon, BestBuy, Walmart, Ebay dhe të tjera
“Një kapitull i ri në tregtinë SHBA-Kosovë: Kosovarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave.
Falë Paketos, klientët në Kosovë kanë qasje të drejtpërdrejtë në mbi 1 miliard produkte amerikane nga Amazon, BestBuy, Walmart, Ebay dhe të tjera. Ky moment historik nxjerr në pah forcën e bashkëpunimit të sektorit privat SHBA-Kosovë në afrimin e tregjeve globale me familjet kosovare”, thuhet në postim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































