LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta
Shaqiri, Xhaka dhe Lichtsteiner duke bërë shqiponjën

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur një fitore madhështore ndaj serbëve 2-1 falë një rikthimi fantastik.

Helvetikët ishin në disavantazh pas 45 minutave të parë, por falë golave të super yjeve tanë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në fund Zvicra mori tri pikët e plota për të bërë një hap gjigant drejt kalimit të Grupit.

Xhaka dhe Shaqiri pas shënimit të golave filluan festën duke bërë me duar shqiponjën dy krenare dhe ky festim i tyre po cilësohet si provokim nga serbët.


Granit Xhaka duke festuar golin së bashku me Stephan Lichtsteiner dhe lojtarët tjerë (Getty Images)

Por kështu nuk mendon kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner i cili u ka dalë në mbrojtje Graniti dhe Xherdanit.

“Ne kishim shumë presion nga serbët në ditët e fundit dhe kjo nuk ishte një lojë e lehtë për ne”.

“Kemi shumë shqiptarë në ekip kështu që nuk ishte një lojë e lehtë për ne. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sidomos për ta mentalisht”, ka thënë fillimisht Lichtsteiner.

Stephan Lichtsteiner dhe Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes (Getty Images)

Mbrojtësi i ri i Arsenalit nuk e sheh si problem festimin me shqiponjë nga Graniti dhe Xherdani.

“Ishte një festim i mirë, pse jo? Ata treguan historinë e tyre. Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë, kam folur me babanë e një futbollisti shqiptarë dhe ai më ka treguar për këtë luftë”, tha Lichtsteiner.

Festa e Xherdan Shaqirit (Getty Images)

Kapitenit zviceran ka thënë se kjo ndeshje për shqiptarët ka qenë më shumë se futboll.

“Kjo ndeshje ishte më shumë se futboll për ta pasi ajo periudhë e luftës iu shkaktoi shumë probleme të mëdha”, vazhdoi Lichtsteiner duke thënë se i kupton festimet e futbollistëve shqiptarë me shqiponje.

“Unë e kuptoj Xherdanin dhe Granitin për festën e tyre, mendoj se është festë normale pasi Shqiponja është pjesë e jetës së tyre. Ka pasur provokime edhe nga serbët por ky festim nuk është për tu dënuar”, përfundoi Lichtsteiner.

33-vjeçari ka bërë edhe vetë Shqiponjën me duar duke festuar golin e Shaqirit. /Telegrafi/

Stephan Lichtsteiner duke bërë me duar Shqiponjën pas golit të Shaqirit

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori