Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin B. T. (28), i cili gjatë periudhës 1 korrik deri më 19 gusht 2025 ka kryer disa vjedhje në objekte banesore në Ferizaj.

Nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë 4.220 euro, të cilat më pas ua kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.


Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G.B. (33) dhe B. H. (25), është iniciuar rasti penal blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.