LAJMI I FUNDIT:

Kaosi me Ndërmarrjet Publike në Shkup, Perinski: Nuk ka propozime konstruktive nga Arsovska, presim planin e saj deri në fund të javës

Kaosi me Ndërmarrjet Publike në Shkup, Perinski: Nuk ka propozime konstruktive nga Arsovska, presim planin e saj deri në fund të javës

Kryetarja e Qytetit të Shkupit të Shkupit, Danella Arsovska, deri në fund të kësaj jave duhet të përpilojë plan i cili do t’u prezantohet këshilltarëve në kuadër të Këshillit të Qytetit të Shkuçit, informoi minsitri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në konferencën për shtyp në Qeveri pas takimit të kryeministrit Hristian Mickoski me Arsovskën.

Ai, mes tjerash, tha se në takimin e sotëm nuk dëgjuan asgjë konstruktive nga kryetarja e Qytetit lidhur me zgjidhjen e problemeve me Ndërmarrjen komunale publike dhe Ndërmarrjen për qarkullim publik.

“Sapo përfundoi takimi mes Qeverisë dhe kryetares së Qytetit. praktikisht mund të them se jemi akoma më të shqetësuar tani, se sa para se të fillojë tkaimi. Shkurtimisht, pritjet tona si Qeveri ishin se nga ana e Qytetit do të dëgjojmë ndonjë plan apo nevoja reale të cilat, ne si Qeveri do të mund të ndihmojmë që ai plan të realizohet. Por, nga ana e tyre nuk dëgjuam asgjë konstruktive”, tha ministri në konferencën për shtyp në Qeveri pas takimit.


Shtoi se si përfundim i përgjithshëm është mungesa e komunikimit mes grupeve të këshilltarëve në kuadër të Qytetit të Shkupit, që, siç shtoi, është një fazë nga pengesat për realizim të projekteve nga ana e Qytetit.

“Prandaj kryetarja e Qytetit propozoi deri në fund të kësaj jave të përpilojë ndonjë plan i cili, para së gjithash, do t’u prezantohet këshilltarëve në kaudër të Këshillit të Qytetit të Shkupit, edhe pse pritjet tona nuk janë të mëdha, më duhet të pranoj, për fat të keq”, shtoi ai.

Ministri Perinski tha se do ta presin propozimin deri në fund të javës dhe në bazë të atij propozimi do të sjellin konkludime.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori