Kaosi me dokumentet – Dorëzohet nismë në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

Për shkak të situatës kaotike me dhënien e dokumenteve personale, avokati nga Struga, Gligorie Qatoski, ka dorëzuar nismë në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, shkruan Alsat.
Ai kërkon përgjegjësi nga MPB-ja sepse edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qytetarëve iu lëshuan letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e vjetër, edhe pse e dinin se duhet t’i lëshonin me emrin e ri.
“Me këto veprime të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe krahas deklaratës së fundit që i referohej edhe lejeve të shoferit dhe qarkullimit, për të cilat nuk jemi njoftuar me kohë, vetë shteti, pra ministria, na ka çuar në situatë ku liria jonë e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit është dukshëm e kufizuar, me çka konsideroj se kërcënohet ndjeshëm e drejta e garantuar me Kushtetutë për lëvizje të lirë. Dhe me këtë, shteti na vuri në pozitë diskriminuese në raport me qytetarët që nxorën dokumente nga gjysma e dytë e vitit 2021, kur MPB nisi për herë të parë t’i nxjerr këto dokumente me emrin e ri”, tha Gligorie Qatoski – avokat.
Kjo paraqet mundësi, thotë avokati, që të gjithë qytetarët që ndihen të kërcënuar në të drejtën e tyre për lëvizje të lirë të marrin kompensim përkatës për shkeljet që i kanë pësuar.
“Kjo do të jetë bazë për paraqitjen e një procedure të përshtatshme për kompensimin e dëmit para gjykatave në vend”, u shpreh Gligorie Qatoski – avokat.
Qytetarët besojnë se kjo që po ndodh është në dëm të tyre.
“Nxora gjithçka që duhet sipas ligjit. Kur isha atje, nuk kishte rrëmujë”, tha njw qytetar.
Avokati Qatoski thotë se kjo është një nga kërkesat e rralla që janë parashtruar kundër veprimeve të një organi të caktuar që lejohet me Rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë